Aris Demaj, i njohur me emrin e artit “Killua” ka sjellë për publikun këngën e re, pjesë e albumit të tij të parë të titulluar “Kanget E Pakëndueme”, varg shumë i njohur, prej poetit dhe novelistit, MIGJENI (akronim i Millosh Gjergj Nikolla).
Veç emërtimit të albumit, tepër interesant është edhe titulli i këngës të sapo publikuar: “Bagëti e Bujqësi” që është, mes të tjerash, një irritim e revoltë ndaj rendjes drejt klikimeve.
*(kënga e plotë)
Ky krijim është vazhdim i krijimtarisë tipike të Arisit i cili prej vitesh ka sjellë në muzikën shqiptare një frymë të re në zhanerin e muzikës “hip – hop”.
I veçantë në realizimin e videoklipeve shoqëruar me tekste poetike, këngët e Aris Demajt përmbajnë mesazhe të forta sociale por edhe ngritjen e nivelit të muzikës “hip – hop” në një tjetër stad. (Lexo.al)