Barcelona nuk di të fitojë edhe kur është në avantazh të 3 golave, pasi në transfertë me Celta Vigon e mbylli ndeshjen në fund 3-3. Një gafë e pabesueshme, që vetëm ekipi katalanas di ta bëjë.

Nga minuta e pestë, deri në të 34-t, miqtë katalanas shënuan 3 gola njëri pas tjetrit. Fillimisht ishte Ansu Fati që gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa më pas Busquets dyshoi shifrat 13 minuta më pas. Depay shënoi golin e tretë dhe pjesa e parë u mbyll 0-3.

Por e dyta ishte krejt ndryshe. Vendasit ngushtuan në 52’ me Aspas, ndërsa në 74’ Nolito çoi shifrat në 2-3. Celta Vigo besoi dhe në sekondat e fundit të takimit erdhi goli i barazimit me Aspas. E pabesueshme, por e vërtetë.