Atmosfera në shtëpinë e Juventus-it nuk është akoma.

Pas humbjes së rëndë të pësuar në Champions League, bardhezinjtë janë mundur edhe në kampionat, në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Atalanta-s.

Një rezultat që e ka larguar akoma më shumë Zonjën e Vjetër nga vendet e para të renditjes.

Andrea Barzagli, ish-mbrojtësi i Juventus, ka komentuar rezultatin e fundit negativ të ish-ekipit të tij.

“Mendoj se ajo e Juventus-it është një situatë delikate. Të humbësh me Atalanta-n mund të jetë pranueshme, sepse është një skuadër e fortë dhe e pjekur. Megjithatë, kjo Juventus ka shumë ulje-ngritje dhe kjo është shqetësuese”, ka thënë Barzagli për DAZN.

“Skuadra nuk e ka gjetur akoma drejtimin e duhur, duket se eksperimentojnë gjithmonë një gjë ndryshe. Kështu nuk është mirë”.