Policia e Shtetit po ushtron kontroll në të gjitha rrugët për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve.

Kontrollet në rrugë janë shtuar këtë fundjavë, e cila përkon edhe me festat e 28-29 nëntorit dhe lëvizjet në rrugë janë më të shumta.

Policia rrugore me kamera po moniton drejtuesit e automjeteve për shkelje.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm janë shënuar dy aksidente, ku një ambulancë u përplas me një jet tip “Golf 5”, ku humbi jetën 1 person dhe u plagosnë tre të tjerë.

Gjithashtu një aksident u shënua në Krujë, ku mbeti i plagosur një punonjës i policisë.