Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një prononcimi me gazetarët theksoi se, koha e Sali Berishës ka mbaruar.
“Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale”, tha Basha.
Ai theksoi se, “asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës”.