Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi pasditen e sotme Kryesinë e Grupit Parlamentar në selinë blu. Takimi që zgjati më pak se një orë, duket se është bojkotuar nga disademokratë.
Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi janë 2 mungesat në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit parlamentar të PD. Basha u shfaq nervoz dhe kjo u vu re dhe gjatë prononcimit për mediat, ku sulmoi ashpër ish kryeministrin Sali Berisha, për të cilin tha se është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës.