Mbledhja në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate, ku po diskutohet projektligji për ‘Bashkëqeverisjen’. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ka thënë se ky ligj për të është i pa dobishëm, pasi cungon edhe ligjet e tjera pasardhëse. Ndërkohë që ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se ky projektligj është parë me vëmendje dhe se është krenare për grupin nismëtar.
Debatet: Ministrja Spiropali: Zoti Alibeaj, me gjithë respektin, kjo ishte ajo që diskutuat! Unë e kuptoj që ju me patjetër duhet ta bëni këtu diskutimin tuaj dhe të flisni edhe ne seancë, e keni këtë të drejtë, madje flisni sa më shumë se mirë është që qytetarët t’ju degjojnë, por përsa i përket pr.ligjit mund t’i referohemi ndryshimeve që janë bërë se ka qënë kontribut i përbashkët.
Alibeaj: Ligji ‘Spiropali’ apo ligji ‘Bushka’, ndajeni tani… Ministrja Spiropali: Unë do doja shumë të ishte ligji Spiropali, nuk është, por jam krenare për grupin nismëtar.Do doja të ishte projektligji im!Të jeni i sigurt që është parë me vëmëndje dhe janë dakordësuar përsa i përket ndryshimeve. Kanë qënë propozime edhe të grupit nismëtar edhe të relatores që ka ardhur ky produkt, i cili ja vlen të gjykohet kështu siç është sot për t’u kaluar ose jo në këtë komision të nderuar. Pastaj diskutimet e tjera nuk besojnë se vlejnë për këtu. Keni foltoren…e Kuvendit!
Fjala e plotë ministres Spiropali në Komisionin e Ligjeve.
Kryetare ishit shumë e qartë. Unë ju falënderoj Ju dhe Komisionin për të gjithë kontributin që ka dhënë për këtë projektligj, dhe posaçërisht ju si relatore e projektligjit, që në dakordësi me grupin nismëtar ka ardhur në këtë produkt, i cili jo vetëm nuk u lexua, por besoj nuk është lexuar as para se të vihej në këtë Komision.
Pavarësisht teatralitetit të shquar të disa prej deputetëve këtu, që unë i dëgjoj me ëndje se më shijon toni dhe theksi. (Ndërhyrje)
Ishte një kompliment, por si duket së fundmi as komplimentet nuk i pranoni, jeni shumë të shqetësuar.
Për sa i përket çështjeve që ju diskutuat këtu si relatore, por edhe si kryetare, unë dëgjova qe z.Alibeaj i referohej një varianti të vjetër të ligjit dhe po diskutonte në parim, diskutime që ne i kemi ezauruar në dikustimin këtu. (ndërhyrje)
-Zoti Aliebaj, me gjithë respektin, kjo ishte ajo që diskutuat!
Unë e kuptoj që ju me patjetër duhet ta bëni këtu diskutimin tuaj dhe të flisni edhe ne seancë, e keni këtë të drejtë, madje flisni sa më shumë se mirë është që qytetarët t’ju degjojnë, por përsa i përket pr.ligjit mund t’i referohemi ndryshimeve që janë bërë se ka qënë kontribut i përbashkët.
Alibeaj: Ligji ‘Spiropali’ apo ligji ‘Bushka’, ndajeni tani…
Ministrja Spiropali: Unë do doja shumë të ishte ligji Spiropali, nuk është, por jam krenare për grupin nismëtar.
Do doja të ishte projektligji im!
-Te jeni i sigurt që është parë me vëmëndje dhe janë dakordësuar përsa i përket ndryshimeve. Kanë qënë propozime edhe të grupit nismëtar edhe të relatores që ka ardhur ky produkt, i cili ja vlen të gjykohet kështu siç është sot për t’u kaluar ose jo në këtë komision të nderuar.
Pastaj diskutimet e tjera nuk besojnë se vlejnë për këtu. Keni foltoren…e Kuvendit!