Mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Kosovë dhe Shqipëri, Kryeministri Rama ‘u detyrua’ ta ndërpriste për shkak të një ‘pusulle’ që i erdhi në dorë me ‘vërejtje’ me shkrim nga protokolli, ku e kujtonte se ishin vonë.

Rama me batutë tha duke mbyllur fjalën e tij: “Thotë një fjalë që kush është ndryshimi midis diktatorëve dhe shefave të protokollit. Me diktatorët edhe negociohet. Mora këtë pusullën nga protokolli dhe më thanë të që nxitojmë se jemi prapa me orën. S’po zgjatem. Jam i bindur që nëse do të kemi një vullnet që nuk na mungon, por edhe organizmin e ri me sekretariatin që sot kemi miratuar në funksion të plotë. Dhe nëse ministrat nga të dy anët, do të jenë të hapur dhe të angazhuar për të bashkëpunuar me sekretariatin, do të kemi këto rezultate dhe jo me vonesa”.