Sali Berisha tha sot se nëse kreu i PD-së nuk paraqitet në Kuvendin e 11 Dhjetori, ai do të përjashtohet nga Kuvendi dhe do të mbetet një anëtar i thjeshtë.

Sipas Berishës, Lulzim Basha është pengu i Ramës që formulat i merr nga ky i fundit.

“Lulzim Basha duhet të vijë në 11 dhjetor në Kuvend. Nëse nuk vjen, përjashton vete nga Kuvendi, jo nga partia. Por ditët në vazhdim janë të revolucionit demokratik. Paralajmërimi për Edi Ramën është shumë i fortë. Mos luaj me pluralizmin. E bleve, e shkatërrove, bërë çfarë deshe. Tani mos luaj më. Basha është pengu, ndërsa formulat ia jep Rama duke e shtyrë në verbëri” – tha Berisha.