Sezoni i dytë i Love Story do të fillojë së shpejti, por ndërsa pritet data 15 nëntor, janë zbuluar disa detaje të rëndësishme.

Bleona Qerreti do të jetë një nga opinionistet e reality-show.

Kësaj here përveç një djali do të jetë edhe një vajzë në fron.

Ilda Lumani, autorja, tha se ka nisur të ndihet interesi për vajzën që do të qëndrojë këtë vit në fron, pasi tashmë publiku është mësuar me faktin që një djalë kërkon një vajzë në ekran, nisur nga edicioni i kaluar, por një vajzë të kërkojë partnerin e saj mes disa djemve në një program dashurie është vërtetë e veçantë.

Luamni u shpreh se më surprizues ka qenë fakti që të gjitha vajzat e kanë pretenduar fronin, pasi dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Sipas saj, vajza që është zgjedhur është spikatur që vitin e kaluar dhe e meriton plotësisht të jetë në atë karrige pasi i plotëson të gjitha kushtet dhe do të bëjë diferencën me elegancën, bukurinë, nivelin dhe mënyrën se si do të sillet.

Risi e këtij sezoni të dytë është edhe “Love Story Daily”, i cili do të drejtohet nga Eni Shehu.

22 vajzat dhe djemtë do të jenë çdo ditë në program dhe krah tyre do të jetë edhe një panel opinionistësh, te cilët nuk janë në programin e së hënës. Lumani ka zbuluar se një nga anëtarët e panelit të opinionistëve do të jetë dhe Zhaklin Lekatari.