Është e pamundur t’u shpëtosh ndryshimeve që po prekin botën e futbollit, duke reformuar aspekte të ndryshme. Dialogu është e vetmja rrugëdalje nga ngërçi, sipas kapitenit bardhezi, Giorgio Chiellini:

“Edhe nëse ne romantikët e futbollit do të donim heqjen e VAR-it, të luanim pa pozicion jashtë loje…, nuk na plotësohet më kjo dëshirë. Bota po ecën përpara. Nuk duhet ta pengojmë veten të ndryshojmë. Nuk ka dialog, por është koha për t’u bashkuar, njerëzit e duhur të gjejnë zgjidhje për ta ndryshuar futbollin”.

Sipas Chiellinit, lojtarët duhet të pyeten kur merren vendime të rëndësishme për zhvillimin e futbollit: “Po shkojmë drejt një situate të paqëndrueshme. Duhet të flasim të gjithë bashkë, edhe lojtarët duhet të jenë protagonist. Sigurisht që jemi të paguar mirë dhe këtë e dimë, por nuk do të thotë se s’duhet të pyetemi në kësi diskutimesh”.