Pilula e parë e krijuar për të trajtuar pacientët simptomatikë me Covid është miratuar nga rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar. Tableta – molnupiravir do t’u jepet dy herë në ditë pacientëve të infektuar me koronavirus. Në provat klinike, pilula e krijuar fillimisht për të trajtuar gripin, zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjen.
Në një deklaratë për mediat sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se trajtimi ishte një “ndryshues i lojës” për më të dobëtit dhe se kjo dit është historike për Britaninë e Madhe pasi është vendi i parë në botë që miraton një pilulë që mund të merret në shtëpi për Covid-in. Molnupiravir, i zhvilluar nga kompania amerikane e barnave Merck (e njohur si MSD në MB) dhe partneri i saj Ridgeback Biotherapeutics, është ilaçi i parë antiviral për Covid.