Këngëtarja Adelina Tahiri prej vitesh ka një marrëdhënie të konsoliduar me bashkëshortin e saj, Serjozha Markov. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, Adelina zbuloi se kanë kaluar 9 vite që nga momenti kur vendosi të lidhej me avokatin.

Çifti janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Joni, por fansat e Tahirit donin të dinin nëse kanë në plan të bëjnë një motër apo vëlla për të birin.

‘Planifikoj, sigurisht!’, u përgjigj artistja.

Një ndër pyetjet që iu bë tahirit ishte: “Pse jeton në Vjenë dhe pse pa burrin?”. Adelina iu përgjigj: “Pse jetoj! Sepse kemi një pjesë të jetës këtu në Vjenë, një pjesë në Shkup! Sikur dhe shumë njerëz që jetojnë. Pa burrin, sepse ai ëhstë shumë i obliguar me punë këtë periudhë dhe është e pamundur të jetë me ne”.

Përveç komenteve pozitive, sigurisht nuk munguan as ato negativet. Dikush i shkroi Adelinës: “Shumë plak e ke marrë plakun oj virane, mos e qit foto”.

Këngëtarja nuk e la pa një përgjigje ndjekësen, së cilës i shkroi: “Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta! Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”.