Me buxhetin e vitit 2022 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të rindërtojë edhe 50 qendra shëndetësore.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se “këto qendra do të rindërtohen në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore.
“Edhe 50 qendra shëndetësore do të rindërtohen me buxhetin 2022, duke vijuar programin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu.
Qendrat shëndetësore dhe poliklinikat qendrore në vendin tonë tashmë janë transformuar me kushte bashkëkohore dhe me standarde të denja për qytetarët duke iu ofruar atyre shërbime më të specializuara mjekësore.
Me buxhetin e vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rindërtoi 100 qendra shëndetësore, pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave brenda këtij mandati qeverisës.