Është mbledhur sot Komisioni i Ekonomisë ku po shqyrtohet buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022.
Në këtë mbledhje është thirrur në një seancë dëgjimore ministrja e Shëndetësisë, tha se për vaksinat janë akorduar 2.7 miliardë lekë.
“Rreth 420 milionë lekë shkojnë për qendra sociale dhe ndërmarrje sociale që aktivizojnë në territor shërbime të reja sociale për grupe të rriskuara. Ndërsa 1 miliardë e 25 milionë lekë janë për programin e ri-integrimit për të përndjekurit politikë.
Dua të theksoj se ky është buxheti më i lartë historik për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale. Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe shtresave në nevojë.
Nga ana tjetër programi që i përket shëndetit publik dhe që orienton zbatimin e programit të vaksinimit është 2.7 miliardë lekë dhe është specifik për vaksinimin e popullatës.
Buxheti për vaksinimet nuk është pjesë e buxhetit për investimet. Pa përfshirë mbi 2 miliardë lekë fondet e investimeve, rreth 900 milionë lekë për përgjigjen ndaj Covid-19. Dua të siguroj se buxheti i vitit 2022 është buxhet që adreson sfidat e pandemisë si edhe mbështet zbatimin e programeve si përgjigje kundër koronavirusit”, tha Manastirliu.