360 mln dollarë është buxheti i 2022 për shëndetësinë, buxhet që do të garantojë edhe rritjen e pagave për bluzat e bardha me 40%. Gjatë prezantimit të buxhetit për shëndetësinë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ambicia është që kjo rritje pagash për bluzat e bardha të bëhet brenda këtij mandati të tretë qeverisës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se nga kjo rritje pagash do të përfitojnë mbi 18 mijë mjekë e infermier dhe po ashtu shpërblime për ata që punojnë larg vendbanimit. Ajo shtoi po ashtu se 2.7 mln lekë do të shkojnë për planin e vaksinimit anti-COVID.

Manastirliu theksoi se në fokus është edhe transformimi i 10 qendrave shëndetësore dhe po ashtu vëmendje do t’i kushtohet edhe dixhitalizimit në sistemin farmaceutik.

“228 mjek janë duke punuar larg vendit ku punojnë. Hemorragjia e mjekëve është një proces që ka ndodhur gjatë të gjithë tranzicionit. vendimi që morëm 6 vite më parë pë rtë hapur specializimet, bëri që mos ndalet hapja e specializimeve në Shqipëri 1500 kuota specializimi janë hapur. 1200 mjek janë punësuar 3870 infermierë. Në 2013 gjetëm 1.1 mjekë për 1 mijë banorë, sot jemi në 1.9, nuk është më e mira, por është gati dyfish në krahasim me çfarë ishte. Ne kemi parashikuar në planin 3 vjeçar dyfishimin e kuotave për studentët e mjekësisë, në 2022 do të hapim 150 kuota të reja. Do punojmë ta bëjmë ofertën e punësimit në vendin tonë më atraktive. Buxheti i 2022 është i pari kapitull i vizionit që ne kemi për shëndetësinë. Do të jetë 360 mln dollarë, 70 mln dollarë më shumë se buxheti i 2021. Garanton rritje pagash për mbi 18 mijë personel shëndetësorë, bonus 2.5 mln për personelin që punon larg vendbanimit. Për mjekët dhe infermierët punësimi do të jetë transparent, përmes portave të mjekëve, infermierëve. Hapim pozicione të reja për infermierë familje me programin e ri që fillon prej 1 dhjetorit. Për qytetarët buxheti i 2022 garanton financimet për programet e shëndetit publik. Mbështet me 2.7 mln lekë planin e vaksinimit anti-VOVID. Mbështesim programet e parandalimit ët sëmundjeve. Kemi në fokus transformimin e 10 qendrave shëndetësore. Zgjerojmë skemën e rimburisimit të barnave apo terapitë falas për ata me sëmundje kronike. Buxheti 2022 garanton modernizimin e i infrastrukturës së kujdesit shëndetësorë. Nisim rikonstruksionin e qendrës kombëtare të transfuzionit të gjakut. Mos harrojmë revolucionin dixhital, do ta shtrijmë në sistemin farmaceutik për rritjen e transparencën dhe po ashtu rritjen e sistemeve të reja të survejancës epidemiologjike. Janë punë që janë nisur e do i finalizojmë dhe projekte të reja që nisim së bashku”, tha Manastirlu.