Kryeministri i vendit Edi Rama u ka premtuar peshkatarëve financim të drejtpërdrejtë, me qëllim rritjen e kapaciteteve në këtë fushë.

“Jemi në kushtet që mund të kemi ambicie shumë më të madhe, që ju të rrisni kapacitetet. Financim i drejtpërdrejt për këdo që thotë kam nevojë të riparoj anijen. Do jenë lekë në dorë, jo borxh. Kush është gati të sak në këtë biznes që është një nga më të vështirët, ka gjithë respektin dhe mbështetjen tonë”, tha Rama.