“Çamëria një zë që duhet dëgjuar”, është libri i autorit dhe diplomatit shqiptar për çështjen çame Petrit Begati që u promovua mbrëmjen e së premtes në Panairin e Librit në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Për Kryetarin e Akademisë për studimet e Çamërisë, Tahir Muhedini libri veç të tjerash është një thirrje e fortë dhe për politikën për të qenë një një zë i dëgjuar, në kaozën e padrejtësisë historike ndaj popullit çam. “Që tek titulli “Çamëria një zë që duhet dëgjuar”, që këtu duhet të kuptojmë si politika shqiptare si shteti shqiptar ka qenë një zë i padëgjuar si për çështjen kombëtare, për shqiptarët e Çamërisë dhe për popullin çam”, u shprehTahir Muhedini.

”Ne jo vetëm që nuk duhet të heqim dorë pasi është një popull i tërë që ka tradita, ka histori dhe ashtu siç kërkojnë të tjerët të kërkojmë dhe ne të drejtën tonë”, tha Alfred Mosiu ish-President i Shqipërisë.

Autori i cili rrjedh vetë nga një familje çame, ndër themeluesit e shoqatës Çamëria Petrit Begati në një kënd publicistik sjell këtë herë të trajtuar periudhën kyçe të historisë pasuruar me informacione dhe dokumente.

Petrit Begati sinkron Momenti historik i kauzës sime më rreshtoi mua që në ditët paspluraliste në ditët e para është që mora krahun e duhur e t’i shërbeja kaozës së drejtë për çështjen çame , për t’i shërbyer kësaj kaoze pasi është një tragjedi e dhimbshme për të hedhur themele të shëndosha duke e formësuar dhe vendosur disa piketa në librin “Çamëria një zë që duhet dëgjuar”.Ka ardhur momenti që politika t’ua lërë kohën hitorianëve e specialistëve e të flasë vetë historia. Duhet bashkim për të kërkuar të drejta për vendin tonë.

Qershori i vitit 1944 është muaji më tragjik i historisë e popullit shqiptar të Camerisë, pasi ndaj tyre u krye një masakër e vërtetë genocidi grek ku mijëra njerëz u vranë dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre, ndërsa ende sot e drejta e tyre vijon të mbetet një çështje e paszgjidhur shekullore.