Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar disa informacione të rëndësishme lidhur me vaksinimin e fëmijëve.
Manastirliu u ka bërë apel të gjithëve të lidhen me mjekun e familjes dhe t’ju drejtohen qendrave shëndetësore për të kryer vaksinimin antiCOVID.
“Duhet të kryejnë vaksinimin ndaj COVID-19, fëmijët 12-15 vjeç me sëmundje kronike të përcaktuara dhe të gjithë fëmijët 16-18 vjeç. Për kryerjen e vaksinës fëmijët nën 18 vjeç duhet të paraqiten me prindërit apo kujdestarin e tyre i cili aprovon kryerjen e vaksinës. Për fëmijët deri në 18 vjeç aplikohet vaksina Pfizer, sipas rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare FDA dhe EMA. Vaksinimi antiCOVID kryhet në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi”, thuhet në informacionin e shpërndarë nga Manastirliu.