Varianti Omicron ka vënë në alarm gjithë botën. Shkencëtarët deri tani, dinë shumë pak rreth këtij mutacioni të virusit dhe nuk e parashikojnë dot ndikimin që do ketë në shoqëri. Atyre do t’iu duhet 3 javë kohë për ta studiuar rrezikshmërinë e tij.
Shumë qeveri botërore kanë bllokuar fluturimet me shumë shtete të kontinetit afrikan, për shkak të mungesës së informacionit që kanë. Profesori Adam Finn deklaroi për “BBC” se është shumë shpejt që të dilet në një konkluzion përfundimtar, për simptomat specifike që shkakton Omicron. Ai tha se personat e infektuar në Afrikën e Jugut, nuk kanë simptoma të rënda dhe nuk kanë humbje të shijes ose të nuhatjes.
Simptomat që raportohen nga shteti afrikan janë lodhja dhe rrahjet e larta të zemrës. Profesori deklaroi që këto nuk janë të dhëna zyrtare dhe nuk janë të vërtetuara shkencërisht. Ai tha se deri tani nuk ka prova, që demostrojnë që Omicron ka rritur infektimet dhe nëqoftëse ka rritur infektimet te personat e vaksinuar.