Çim Peka ka replikuar me një shkrim të Preç Zogajt për luftën Basha-Berisha, dhe thotë se Lulzim Basha u rizgjodh kryetar i PD duke deklaruar se Berisha është i ndershëm, pavarësisht se u shpall non grata nga SHBA.
“Per Prec “Amerikanin”: Demokratet nuk kane pse perplasen, zgjidhja eshte shume e thjeshte: Kush mendon se PD vjen ne pushtet jo duke bere opozite por duke prit Lulin, Yurin e Ramen e kane zgjidhjen. Krijojne partine: “Na sjellin ata”.
Kush mendon se ne pushtet vihet duke bere opozite te forte e te ndershme dhe duke mos qene dakort edhe me DASH kur te thote se Rama eshte i ndershen, Tahiri eshte policia qe duam, Dvorani eshte simboli i drejtesise, zgjedhjet e 25 Prillit ishin te ndershme, ne punojne me Ramen por pergezime Lulit qe perjashtoi Berishen me letrat e ish gruas se Rames, mbeshtet “Foltoren” dhe sigurisht merr dhe drejtimin e PD.
Po si percaktohet se kush duhet te drejtoje PD? Vota. N.q.s anetaresia e PD zgjedh pritjen e Lulit, zgjedhja e tyre. N.q.s anetaresia zgjedh te mos pres por te beje beteje te vertete (jo si keto 8 vite pazare) dhe ti thote kujdo: Ok, ju keni interesat tuaja me Ramen por ne kemi interesin tone me demokracine. Atehere udha e mbare Prec “Amerikani”, por askush nuk mund tu vjedh demokrateve edhe partine pasi ju vodhen pushtetin.
Ju “Amerikanet” e Lulit beni partine tuaj dhe provojeni se peshe keni. Por se kush do t’i drejtoje demokratet, kete e vendosin ata. Ps: Per ju qe thoni Luli u zgjodh ne Qershor kryetar me 80%. U zgjodh duke thene se mi vodhen zgjedhjet, marreveshje me Ramen nuk ka, Berisha eshte i ndershen dhe presione te huaja per perjashtime nuk pranojme. U zgjodh kryetar me Berishen ne krah. Tani le te rikonfirmohet pa te dhe mbyllet ky debat”, shkruan ai.