Në 24 orët e fundit në Kosovë janë zbuluar 17 raste të reja me koronavirus ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë shëruar 5 pacientë.
“Nga 1.263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748″, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Aktualisht në Kosovë janë 335 raste aktive me koronavirus.