Qeveria holandeze ka zyrtarizuar sot hyrjen në fuqi, duke filluar nga mbrëmja e së shtunës, të një bllokimi të moderuar, për një periudhë prej tri javësh. Dyqanet, restorantet dhe kafenetë do të mbyllen duke filluar nga ora 19:00, ndërsa numri personave të ftuar në shtëpi nuk duhet të kalojë katër.
Anëtarët e qeverisë arritën të gjenin një marrëveshje pas orë diskutimesh dhe kryeministri Mark Rutte këtë pasdite do të shpallë masat e reja. Dje vendi raportoi mbi 16 300 raste të reja, një rekord ditor, dhe numri i njerëzve në repartet e spitaleve tashmë ka arritur në 330 persona.