Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Sipas Manastirliut, deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.
“Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari #VAKSINOHU”, shkruan Manastirliu.