Gjermania regjistroi një numër rekord ditor të infeksionit me koronavirus prej 66 884 rastesh, sipas të dhënave të publikuara nga instituti ”Robert Koch” (RKI). RKI raportoi gjithashtu se incidenca shtatëditore e infeksionit në vend për 100 000 persona ishte 404,5, duke kaluar për here të parë 400.

Shifrat rekord krahasohen me 52 826 raste të reja dhe një incidencë shtatëditore prej 319,5 një javë më parë. Gjermania regjistroi gjithashtu 335 v de kje të reja në mbarë vendin, nga 294 të një jave më parë. RKI ka regjistruar 5 497 795 raste të koronavirusit në Gjermani që nga fillimi i pandemisë, por numri i vërtetë i infeksioneve mendohet të jetë shumë më i lartë pasi shumë mbeten të padiagnostikuar