Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.
Sipas mediave të huaja, numri i personave të infektuar në 24 orët e fundit janë 3.823. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me COVID-in 96 persona.
Në njësinë e kujdesit intensive ndodhen 647 pacientë. Kujtojmë se të shtunën, janë shënuar 5.870 persona të infektuar e 82 vik tima nga virusi, ndërsa me intubim janë trajtuar 641 pacientë.