Legjislacioni i ri për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit për këdo mbi 60 vjeç është aktualisht në diskutim në Republikën Çeke. “Arsyeja për këtë është se kjo grupmoshë është më e rrezikuara”, tha sot kryeministri në largim, Andrej Babis, duke shtuar se kjo ishte rekomanduar nga një panel këshillimor i qeverisë për shëndetin.
“Ministria e Shëndetësisë po punon për një projektligj që do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin edhe për grupe të caktuara profesionale, përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor, oficerët e policisë, ushtarët dhe zjarrfikësit”, shtoi Babis. Megjithatë, kryeministri theksoi se shpallja e një gjendjeje tjetër të jashtëzakonshme kombëtare, për shkak të pandemisë, për momentin është jashtë tryezës. Sipas shifrave aktuale, incidenca shtatëditore në Republikën Çeke aktualisht është 1 029 për 100 000 banorë.