Në 24 orët e fundit, janë kryer 3960 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 556 qytetarë, në këto bashki: 220 në Tiranë, 31 në Fier, Elbasan, 21 në Durrës, 20 në Shkodër, 18 në Sarandë, 17 në Gjirokastër, 15 në Kamëz, Berat, 14 në Lushnje, Mallakastër, 11 në Skrapar, 10 në Vlorë, Pogradec, 8 në Përmet, 7 në Pukë, 6 në Kurbin, Kuçovë, 5 në Divjakë, Këlcyrë, Korçë, Gramsh, 4 në Lezhë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Dimal, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Selenicë, Cërrik, Librazhd, 2 në Shijak, Vorë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Dropull, Belsh.
Janë 7,847 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Përmeti 60 vjeç, një qytetar nga Fier 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 78 dhe 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 698 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,267 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (23 Nëntor 2021) Raste të reja ditore 556 Të shëruar në 24 orë 698 Të shtruar në spitale 150 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 3,960 Testime totale 1,376,320 Raste pozitive 197,167 Raste të shëruara 186,267 Raste Aktive 7,847 Humbje jete 3,053 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4,234 Fier 636Gjirokastër 545 Shkodër 464 Berat 458 Durrës 388 Elbasan 361 Vlorë 254 Korçë 211 Lezhë 170 Dibër 65 Kukës 61