Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në akset Libonik – Lozhan – Strelcë në afërsi të Popçishtit, Zëmblak – Dogana e Goricës ka pasur prezencë bore.
ARRSH thekson se, borëpastrueset janë në terren për të bërë pastrimin e tyre dhe për të mundësuar qarkullimin normal.
Gjithashtu ARRSH njofton se, në segmentin Gramsh – Kodovjat ka pasur rënie gurësh në rrugë por është bërë i mundur pastrimi i tyre i menjëhershëm.
“Të gjitha akset po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme”, njofton ARRSH.