Ish kryeministri Sali Berisha, po mban foltoren e radhës në Kamëz pasditen e sotme, ku demokratët I kanë rezervuar një pritje madhështore.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha është befasuar dhe nga një zonjë, demokrate e flaktë e cila u shpreh e gatshme të nisin protestat, madje dhe të fle në rrugë deri në rrëzimin e Ramës.

‘Ju kam shpirt, ju kam zemër, ju kam në mendje, sic ju ka gjithë populli këtu.

Unë kam ardhur në mbështetjen tuaj këtu sot. Prej dy vitesh je në ëndrrat e mia.

Që të shkojë në fitore të Partisë Demokratike, ti do kesh vajza, gra nëna që me fëmijët e burrat e tyre do mbështetin deri në fitore.

Unë jam e gatshme, që të protestoj, duke fjet në asfalt derisa ne të rrëzojmë regjimin e Edi Ramës.

Më mirë flej 100 ditë në asflat se shlyej borxhet e Edi Ramës”, ju drejtua ajo.