Qytetarët mund të denoncojnë tashmë çdo problem që kanë me pronat e tyre në një portal të posaçëm: Denonco Kadastrën.
“Revolucioni Digjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën”, shkruan kryeministri Edi Rama, përmes një postimi informues në rrjetin social “Facebook”.
Dritarja e re “Denonco Kadastrën” te Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.