Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm deri pasdite kur pritet dhe fillimi i reshjeve.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rrije të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 28°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.