Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 13°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 22°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.