Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka zhilluar një takim me ambasadoren e Suedisë në Tiranë, znj. Elsa Håstad.
Takimi i zhvilluar në ambientet e Partisë Socialiste ka pasur në fokus projektet që synojnë nxitjen e të rinjve për tu përfshirë në politikë.
Në kuadër të këtij diskutimi, numri dy i Partisë Socialiste i ka bërë me dije ambasadores se Akademia Politike, si një strukturë e ngritur tashmë brenda Partisë Socialiste është një mundësi shumë e mirë për të investuar tek të rinjtë dhe promovimi i tyre në politikë.
Postimi i plotë: Me ambasadoren e Suedise në Tiranë Elsa Håstad rikonfirmuam bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e pakursyer në procesin e integrimit. Folëm për projekte që synojnë nxitjen e të rinjve për tu përfshirë në politikë. Theksova se Akademia Politike, si një strukturë e ngritur tashmë brenda Partisë Socialiste është një mundësi shumë e mirë për të investuar tek të rinjtë dhe promovimi i tyre në politikë. (Lexo.al)