Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca gjatë fjalës së saj në Kuvend e vuri theksin te zhvillimi i bujqësisë. Ajo premtoi se do të ngrihet një treg online për fermerët dhe grumbulluesit, kjo siç tha ministrja, vjen në kuadër të iniciativës për dixhitalizimin e bujqësisë

“400 milion lekë mbështetje për START UP-e për bujqësinë. Sërish për të rinjtë 200 milion lekë për të rinjtë në formën e mbështetjeve të granteve. Krahas fondeve prej 5 milion euro. Do trajnojmë stafin e arebeve, specifikisht trajnim 1150 gra fermerë do trajnohen. Do ngremë zyrën e eksporteve në ministrinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në shërbim edhe të digjitalizimit të bujqësisë do të ngremë një treg online për fermerët dhe grumbulluesit. Qëllimi rritja e aksesit eficentë drejt tregjeve.

Një aspekt tjetër ka të bëjë me investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit e mbrojtjes nga përmbytja. Duhet të garantojmë prodhimin cilësor vendas, në këtë aspekt përgjegjësia është jo vetëm e ministrisë por edhe e prodhuesve e bizneseve.

Xhorxh Washington presidenti i parë i SHBA 2 shekuj më parë tha unë nuk njoh asnjë përpjekje në të cilën mund të ofrohen shërbime më te zellshme ndaj një vendi sesa kur përmirësohet bujqësia dhe blegtoria si dhe degët e tjera të punës së fermerit”, tha Krifca gjatë fjalës së saj në Kuvend.