Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar ditën e sotme shifrat e vitit 2021 për këto 10 muaj në lidhje me aksidentet rrugore me pasoja, fatalitetet, moshat e përfshira, kategoritë e përdoruesve të rrugës dhe disa nga shkaktarët kryesorë duke i krahasuar ato me vitin 2018, 2019 dhe 2020.
Kjo drejtori bën me dije se pavarsisht rritjes së regjistrimit të mjeteve dhe drejtueseve është vërejtur një ulje të numrit të aksidenteve rrugore me pasoja dhe ulje të fataliteteve.
“Shifra mjaft pozitive tregojnë ulje të aksidenteve me pasoja nga drejtuesat e mjetit të moshës deri 24 vjeç dhe shumë më pak aksidente nga drejtues mjeti të moshave 25 deri 34 vjeç! Kemi ulje të ndjeshme të aksidenteve nga moshat e reja, ulje edhe nga moshat 35 deri 60 vjeç! Rritja e vetëdijes, kujdesi i shtuar nga të sapopatentuarit, mjete më të sigurta nga një kontroll teknik më cilësor, edukimi më profesional nga Autoshkollat dhe testimet më të përgjegjshme nga Komisionet e DPSHTRR, kanë dhënë rezultat! ✔️
Ndikim ka patur edhe puna më e mirë e Policisë Rrugore me masat e kontrollet e shtuara ndaj kundravajtësve! ?”, thuhet në postimin e DPSHTRr në Facebook.