Zëvendëskryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, vlerësoi se platforma e Frontit Demokratik (FD) për tejkalimin e krizës politike tashmë është parë si një dokument, në të cilin nuk ka asgjë të re.
“Nuk jam duke ikur nga një zgjidhje. Ne jemi këtu për qytetarët, nëse jemi këtu për shkak të tyre, duhet të kemi një shumicë që do të miratojë ligje”, tha Abazoviç.
Ai tha në një deklaratë për mediet se nuk ka ambicie për t’u bërë kryeministër, por u shpreh se ka ambicie për të ndihmuar Malin e Zi për të dalë nga kriza.
“Unë nuk kam ambicie të jem kryeministër, por kam një ambicie të ndihmoj Malin e Zi të dalë nga kjo krizë”, tha Abazoviç.
Ai tha se Qeveria po punon si më parë, por se Mali i Zi mund të hyjë në vitin 2022 pa buxhetin e miratuar.