Pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme Ministrja Manastirliu u shpreh se ka miratuar 2 plane kombëtare veprimi. I pari ka të bëjë me bashkëpunimin dhe me mbështetjen e të gjithë faktorëve të shoqërisë civile dhe është një plan i cili integron të gjithë përpjekjet e institucioneve por edhe ato të shoqërisë civile dhe i dyti i përket planit për mbështetjen ndaj komunitetit LGBTI.
“Qeveria shqipëtare ka miratuar 2 plane kombëtare veprimi. Plani kombëtar I veprimit për më shumë barazi, përfshirje dhe pjesmarrje për komunitetin rom dhe egjiptjan, është një plan 5 vjeçar 2021-2025 I cili është hartuar me bashkëpunimin dhe me mbështetjen e të gjithë faktorëve të shoqërisë civile dhe është një plan I cili integron të gjithë përpjekjet e institucioneve por edhe ato të shoqërisë civile padyshim për të rritur aksesin në shërbime për komunitetin rom dhe egjiptjan, gjithashtu edhe për të mundësuar më shumë punësim, më shumë arsimim, më shumë mbështetje përsa I përket politikave të strehimit social për komunitetin rom dhe egjiptjan.
Ashtu sikurse ju e dini qeveria shqipëtare ka në fokus të mbështetjes dhe politikave sociale zhvillimin e komunitetit rom dhe egjiptjan për të mundësuar zhvillimin e potencialit të tyre ndaj ne kemi mundësuar që përgjatë 4 viteve të shkuara falë dhenjë plani veprimi kombëtar për vitet 2016-2020, të mundësonim një hapsirë akoma më shumë të gjerë për këto komunitete. Kemi vlerësuar në çdo moment të politikave tona sociale integrimin dhe përfshirjen e komunitetit rom dhe egjiptjan në të gjitha politikat tona, duke siguruar akses në shëndetësi, duke siguruar akses në formimin professional dhe në punësim, duke siguruar akses në strehimin social dhe duke vendosur që edhe në paketat ligjore të miratuara të kenë mbështetje të veçanta këto minoritete dhe gjithashtu edhe në sistemin shëndtësor dhe arsimor.” – u shpreh Ministrja.