C.Ronaldo konfirmon veten si “mbret” në Champions League, “dopjeta” e tij kundër Atalanta e dërgon në kuotën e 139 golave, shifra që shkojnë përtej logjikës, por vetë portugezi nuk ndalet tek arritja e tij por tek fakti që i dhurojë Man.United një tjetër pikë shumë të vyer: “Ishte një ndeshje e vështirë, është gjithnjë e vështirë këtu, por besuam deri në fund. Ndihmova skuadrën time të merrte një pikë dhe jam shumë i lumtur, për ne ishte një rezultat i mirë. Ishim edhe me pak fat por futbolli i tillë është”, theksoi Ronaldo në një intervistë për BT Sport.

Kris
Në përfundim të ndeshjes, epike ishte përgjigjja kur Solskajer u pyet mbi varësinë që ka ekipi i tij ndaj Ronaldos: “Cristiano është një lider, si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes. Edhe Chicago Bulls ishin të mëdhenj se kishin një basketbollist si Michael Jordan, ai luan për United pasi është i aftë të shënojë në këto momente, në këto ndeshje”, u shpreh trajneri i United.

Solskajer
Atalanta flirtojë me fitoren por për fatin e tyre të keq në fushë ishte C.Ronaldo, lojtar që mori edhe komplimentet e Gasperinit: I”shte një nate fantastike që për fat të keq na e prishi Ronaldo në fund. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, nuk e shoh kurrë të gjuaj jashtë kuadratit, në 10 gjuajte 9 i ka në kuadrat. Në fund të ndeshjes, i thash shkofsh në ferr”, u shpreh me batutë trajneri i Atalantas.
(BalkanWeb)