Si çdo të diel tjetër edhe sot ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka vendosur që të zhvillojë një ditë ndryshe.
Ajo së bashku me një mikeshë të sajën kanë shkuar në tregun e lagjes së kësaj të fundit, ku ambasadorja ka takuar tregtarët dhe ka zhvilluar biseda të ndryshme me ta.
Ka qenë Yuri Kim ajo e cila përmes disa fotove të publikuara në “Instagram” ka treguar se përveç bisedave miqësore me tregtarët ka zhvilluar dhe blerje në treg.
Në një foto të postuar nga vetë ajo shihet me qese në duar ku ka blerë disa hurma dhe ka falenderuar tregarët për mikëpritjen që i bënë.
“Një shoqe më çoi sot në tregun e lagjes së saj. Ishte kënaqësi që të bisedoja me tregtarët për çmimin e frutave dhe perimeve, se si është jeta për njerëzit e rregullt puntorë, shqetësimet dhe gëzimet e tyre. I falenderoj njerëzit e sjellshëm që takova sot. E lumtur që shijova një ditë të bukur në Tiranë me ju”, shkruan ambasadorja.