Donald Veshaj duket po afrohet gjithnjë e më shumë me Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Kanë qenë vetë teleshikuesit ata që kanë vënë re një afrimitet të madh mes të dyve, madje në disa raste është dukur sikur kanë flirtuar.
Është komentuar gjatë se Donaldi është më i lirshëm pas daljes së Semit, e cila i përmendte vazhdimisht Borën duke e penguar që të vepronte ndryshe me ndonjë vajzë tjetër.
Tashmë duket se Donaldi dhe Beatrix po afrohen akoma më tepër dhe madje janë larë bashkë në dush. Për afrimitetin e tyre, flasin qartë pamjet. Të dy janë në dush, teksa Donaldi ka marrë një gërshërë për ta ndihmuar Beatriksën me flokët. Në sfond dëgjohet edhe zëri i Beniadës që thotë “plasi dashuria në dush”.
Nuk dihet si e ka pritur këtë afrimitet Bora, pasi ajo dhe Donaldi shkëmbyen puthje kur moderatorja u fut në shtëpinë e Big Brother Vip për të takuar Semin. Ai madje u kujdes që përvjetorin e lidhjes së tyre t’i dërgonte Borës nëpërmjet produksionit varësen e tij, të cilën Bora ende e mban. Megjithatë, veprimet e fundit të Donaldit tregojnë se ajo që ndodhi me Borën mund të ketë mbetur pas krahëve.