Hyrja e vajzës së re në “Përputhen” ka trazuar ujërat mes Alvisës dhe Brunos. Ky i fundit ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Efin, duke i thënë se ka gjithçka që ai pëlqen te një vajzë.
Kjo nuk është pritur mirë nga Alvisa, e cila është shprehur se Bruno kalon lule më lule. Ajo ka deklaruar se nuk do të dalë më me konkurrentin.
“Ti nuk di ku je , kalon lule më lule. Nëse do shoh dikë, ti je alternativa ime e fundit. Kam nevojë për një mashkull që është i drejtë, i sinqertë dhe i vendosur, jo për një mashkull që luhatet. Bruno je mashkulli i vetëm këtu që je kaq i lëkundur, nuk di të refuzosh dhe nuk di të seleksionosh gocat. Çdo gocë që ty të del përballë ti thua kam pëlqim, ja si je, 200 femra që të ngacmojnë je gati për të gjitha? Sinqerisht është e turpshme ta diskutosh si muhabet. Unë as nuk të llogaris më fare Bruno, nuk dal më me ty”, është shprehur Alvisa.