Aktorja e njohur turke nga seriali “Kuzey Guney”, Semra Dinçer është ndarë nga jeta. Aktorja kambyllur sytë përgjithmonë në moshën 56-vjeçare duke mos e fituar dot betejën me kancerin në mushkëri. Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke teksa shumë personazhe të famshëm turk kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e aktores së madhe

Dinçer ka luajtur në 42 filma dhe seriale. Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin në serialin “Kuzey Güney”, ku luante nënën e dy djemve.

Aktorja la pas një djalë 34 vjeç, i cili gjithashtu vazhdon universitetin për aktor.