Teksa aplikimet për lotarinë amerikane vijojnë të jenë ende të hapura, ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm.
Ambasada njofton se të gjithë personat duhet të dorëzojnë vetëm një aplikim, pasi në të kundërt do të skualifikohen.
“Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm NJË aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov“, njofton ambasada amerikane në Tiranë.
Aplikimet për lotarinë amerikane do të vijojnë dhe ditët e para të muajit Nëntor.