Edy Reja “luajti” bukur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Anglinë, kur gazetarët vendës i kujtuam se do të jetë një Wembley i mbushur në kapacitet të plotë dhe së në një atmosferë të tillë do ta ketë të vështirë skuadra kuqezi të përballojë presionin.
Ai u kujtoi anglezëve se si italian pret të ndjekë sukseset e bashkëkombësve të tij, Mancini dhe Capello.
“Wembley është tempulli i futbollit. Jam shumë mik me Fabio Capellon dhe e di çfarë do të thotë të luash në Wembley. Pres një skuadër me karakter. Mancini ka fituar, Capello ka shënuar dhe ka fituar Italia, dhe thuhet se nuk ka dy pa tre, shpresoj që të kem edhe unë sukses. Pres karakterin më të mirë të skuadrës sime përballë Anglisë.”