Agjencia Europiane e Barnave ka autorizuar vaksinën e Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit për fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Sipas EMA, rekomandohet që doza e vaksinës të jetë më e ulët se ajo që u jepet personave mbi 12 vjeç.
Ashtu si në grupmoshat e tjera, vaksina do të merret në dy doza, me një interval prej tre javësh. Vaksina ka treguar efektivitet tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.
Rikujtojmë se vaksina, e zhvilluar nga BioNTech dhe Pfizer, është miratuar tashmë për përdorim tek të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç.