Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj deklaron se PD hoqi dorë nga mandatet në vitin 2018 dhe nuk u fut në zgjedhjet lokale të vitit 2019 për shkak të Sali Berishës.
I ftuar rnë emsionin dekalog të gazetait Roland Qafoku Xhaferraj tha se Berisha ishte ai që hodhi i pari idenë dhe imponoi më pas heqjen dorë nga mandatet e deputetëve duke sjellë një faturë të rëndë për Partinë Demokratike. Më poshtë, një pjesë nga biseda me Ferdinand Xhaferrajn.
Si ka qenë e vërteta e djegies së mandateve? Sa ka ndikuar zoti Berisha?
Problemi që e ka rënduar PD ka qenë djegia e mandateve, edhe bojkoti i zgjedhjeve lokale. Këto kanë patur faturë. Janë marrë në kontekstin kohor të atëhershëm për vetë problematikën që kishin dhe kjo loja që bëhet me akuzat për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale më kujton një dilemë shumë të madhe filozofike. Është dikush në tarracë dhe hedh një vazo nga kati i 11-të. Dikush që është në katin e pestë e shtyn vazon. Kush e ka fajin, ai që e hodhi nga tarracë, apo ai që e shtyu në katin e pestë? Mua Basha mund të më dalë në katin e pestë. Se kush ka qenë në tarracë, që ka lançuar për herë të parë problematikën e djegies së mandateve, hajde ta diskutojmë.
Ju jeni duke thënë që PD hoqi dorë nga mandatet prej zotit Berisha?
Kush e ka lançuar në fillim? Prandaj mbetet dilemë filozofike. Më troç se kaq nuk flitet. Zoti Basha kur doli para një jave në një konferencë që mbajti qendrim zyrtar në lidhje me situatën, u shpreh që unë kam patur imponim të fortë nga zoti Berisha për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.
Berisha ka thënë që unë kam qenë kundër.
Po kush e ka lançuar në fillim? Pra e vendosim në katin e 11-të në tarracë. Tani Basha është në katin e pestë.
Mund ta ketë thënë, por vendimi është marrë nga Basha dhe është diskutuar në strukturat e partisë.
Ne nuk marrim përsipër të themi ato që nuk dimë. Ne marrim përsipër të themi atë që dimë. Për herë të parë e ka thënë zoti Berisha. Fakti është që i pari idenë e djegies së mandateve e ka hedhur zoti Berisha. Kjo është pranuar edhe vetë prej tij. Kemi më pas një vendimmarrje të Bashës. Unë do ta quaja legjitime dhe do t’i jepja kredite si zotit Berisha, dhe të gjithë të tjerëve, nëse do flasin në atë konteks kohor.
Kanë kalaur katër vite, i vetmi variabël ndërhyrës që ka prodhuar këtë situatë sot është shpallja non grata e zotit Berisha. Shkaku është ky. Basha po përdoret si instrument sulmi për të kamufluar shkakun. Shkaku është përplasja non grata me zotin Berisha.