Për herë të parë në buxhetin 2022 do të financohet paketa e kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu thekson se nga financimi i kësaj pakete përfitojnë 300 fëmijë.
“Financojmë për herë të parë paketën e kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç. Përfitojnë 300 fëmijë”, shprehet Manastirliu.
Buxheti 2021 për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale parashikohet të jetë 81 miliardë e 836 milionë e 605 mijë lekë dhe krahasuar me buxhetin e vitit 2020 për vitin 2021 parashikohet një rritje me 7.5% ose në vlerë absolute në vlerën 5.7 miliard lekë në buxhetin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Vetëm për shëndetësinë buxheti ka pësuar një rritje me 8.25% krahasuar me 2020 ose një rritje prej 55.36% krahasuar me 2013.
Buxheti për vitin 2021 financon në sektorin e shëndetësisë, mbulimin universal për kontrollin bazë mjekësor për grupmoshën 35 – 70 vjeç, programin kombëtar të depistimit të kancerit të qafës së mitrës, programin kombëtar të depistimit të kancerit të gjirit,vaksinimi, vizitat tek mjeku i familjes, rimbursimin e barnave, vizitat dhe ekzaminimet tek mjeku specialist për të gjithë popullsinë rezidente në vend.
Buxheti i 2021 siguron mbulimin në masën 100% të pacientëve që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale falë 12 paketave shëndetësore, depistimin e dëgjimit neonatal, financimin e shërbimit të urgjencës mjekësore 36 autoambulanca të reja, vijimin e Programit Kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore.