Nga Gëzim Basha/

Midis kritikëve të Berishës ka vetëm dy zëra objektivë— Roland Bejko dhe Fitim Zekthi—të tjerët janë zëra të mërzitshëm spazmotikë!

Flasin nga pezmi ndaj Berishës, jo kundër Berishizmit si formë e politikës regresive.

Foltoret e Berishës janë fushatë leniniste e manipulimit të lumpen-proletariatit, të mbushura me njerëz të pashpresë, të përjashtuar nga procesi i vendimarjes politike prej vetë Berishës përmes politikës së tij të listave personale që kanë zhvlerësuar me kohë votimin brenda partisë.

Në 30 vjet, Berisha orkestroi deintelektualizimin e PD-së, ndaj sot foltoret e tij duken si Cirku në Fshat.