Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të dielë ka vendosur që “Foltorja” të zhvillohet me gratë dhe vajzat demokrate.

Ndryshe nga takimet e tjera, në krah të liderit të Partisë Demokratike është dhe bashkëshortja e tij Liri Berisha.

Në pamjet e publikuara në krah të tij shihet dhe deputetja Albana Vokshi, e cila ka qenë një prej personave të cilët ka dalë në krah të tij që prej fillimit të “Foltores”.

Gjithashtu të pranishme janë dhe ish deputetja, Albina Deda, Mimoza Hajdarmataj, Edit Harxhi , Albiona Hallim, Liljana ILmazi.